Sindikata për ndërtim, industri dhe projektim (SNIP) ka paralajmëruar grevë që do të fillojë nga 7 marsi dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për pagat e punonjësve të “Pyjeve Kombëtare”.
“Greva nuk do të ndërpritet derisa të paguhen pagat dhe kompensimet nga janari dhe shkurti”, tha në konferencën e sotme për media kryetari i SNIP, Ivan Peshevski.
Ai theksoi se kjo kompani po përballet me momente jashtëzakonisht të vështira dhe derisa nuk janë paguar pagat dhe kontributet, po punëson 400 punëtorë të rinj.
Greva, siç u theksua në konferencën për media, është mbështetur nga përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha degët e kësaj kompanie në mbarë vendin.