Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” Ibrahim Dehari, njofton se vazhdojnë me aktivitetet dhe diskutimet me qytetarët për parkun kombëtar.
“Më datë 07.03.2024, e enjte, në ora 11:00 do të jemi në Komunën e Gostivarit.
Vazhdojmë me komunikimin e drejtpërdrejtë me banorët vendas në lidhje me forumet rurale. I ftojmë të gjithë që duan të dinë më tepër për funksionimin e parkut, të marrin pjesë në diskutim me përfaqësuesit e I.P.P.K. Mali Sharr”- njofton Dehari.