Pas gati një muaj pas aksionit të policisë për shpartallim të grupit mafioz të Gërçecit, në webfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme tani është publikuar fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin.
“Muaremi Sheval, babai Azbi, nëna Azbie, i lindur më 18.11.1977 në Shkup, banon në rrugën “5” nr.1 të fshatit Gërçec, komuna e Sarajit. Ai është në kërkim me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup. Personi është nën hetim për vepër penale të kryer sipas nenit 123 paragrafi 2, nenit 394 paragrafi 3 dhe nenit 215 paragrafi 3 i KP të RMV-së”, thuhet në webfaqen e MPB-së.
Përveç ndaj Muaremit, është publikuar fletarresti edhe ndaj Mehmet Dalipit i njohur në Shkup me emrin Rudi Kudame, pastaj emri i Muhamed Çajanit, Sefadin Sulejmanit, Shakir Bajramit, Driton Ibishit, Shukri Asanit dhe Besim Asanit.