Imer Selmani, ish-kandidati për kryetar të shtetit thotë se këtë vit fushata do të jetë më interesante me shtatë kandidatë për kryetar të shtetit.
Selamin në “Tv24” thotë se kandidatët janë të njohur për opinionin dhe të gjithë kanë pasur përvojë politike. Nuk ka nevojë të analizohen kandidatët sepse publiku i ka analizuar tashmë.
“Ne kemi pasur zgjedhje në të kaluarën ku kemi pasur kandidatë të rinj dhe këtu kemi kandidatë të njohur. Këto zgjedhje presidenciale në rrethin e dytë përkojnë me ato parlamentare, por sipas peshës dhe kontributit që do të japin, nuk do të kualifikohen vetëm dy kandidatë që do të hyjnë në raundin e dytë. Rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të përcaktojnë imazhin e zgjedhjeve mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare”, tha Selmani.