Kërcënoi nusen e djalit me mjet të mprehtë, arrestohet tetovari

Kërcënoi nusen e djalit me mjet të mprehtë, arrestohet tetovari

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se mbrëmë ka ndaluar E.Z. nga një fshat i Tetovës i cili ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, për kërcënim dhe sulm fizik ndaj saj. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmë (05-mars) rreth orës 21:30, efektivët e policisë së SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin E.Z. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga nusja e djalit të tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Sipas raportit, ai e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Lajme Vendi