Kurtish Imeri, i punësuar në Ndërmarrjen Publike komunale “Tetova”, pardje u largua nga puna, por pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, u thirr përsëri nga NPK-ja për të punuar si roje në parkun e kësaj ndërmarrjeje.
https://www.facebook.com/reel/324591477292583
Ne gjatë ditës së sotme u munduam të kontaktojmë me zyrën për informim pranë komunës së Tetovës, dhe drejtorin e NPK-së Daut Memishin, por as komuna e as nga NPK-ja nuk dhanë asnjë sqarim me këtë rast.
I punësuari Kurtish Imeri në një bisedë telefonike e pranoi se ai pas publikimit të videos është thirrur përsëri në NPK, si roje. Para kamerës nuk deshi të flasë. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku ai shihet bashke me drejtorët e ndërmarrjes Samet Bislimi edhe Daut Memishi, shkruan TV21.