Tragjike në Kanada/ Gjenden 6 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre 4 fëmijë

Tragjike në Kanada/ Gjenden 6 trupa të pajetë në një shtëpi, mes tyre 4 fëmijë

Gjashtë persona, katër fëmijë dhe dy të rritur u vranë në një shtëpi në periferi të Otavës në Barrhaven të mërkurën mbrëma, sipas një deklarate të policisë.

Brenda shtëpisë policia gjeti gjashtë persona të vrarë dhe një të plagosur.

Një burrë u arrestua në vendin e ngjarjes, rreth 15 kilometra në jug të qendrës së Otavës. Sipas informacioneve të policisë, nuk dihet lidhja e autorit me viktimat.

Policia dhe eksperti gjyqësor po punojnë për të identifikuar viktimat, por hetuesit besojnë se katër fëmijët janë anëtarë të së njëjtës familje.
Bota Lajme