Shfuqizohet masa e paraburgimit për shoferin e Pallços, Stefan Dimovskin

Shfuqizohet masa e paraburgimit për shoferin e Pallços, Stefan Dimovskin

Është shfuqizuar masa e paraburgimit për Stefan Dimkovskin i cili  dyshohet se e ka ndihmuar gjatë arratisjes Ljupço Pavlevski-Palçon.

Vendimin që ai të dalë nga burgu i Shuto Orizares e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

“Me propozim të prokurorit publik për shfuqizimin e masës së paraburgimit për S.D. dhe për caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi nga procedura paraprake i caktoi masat, ndalim të lëshimit të vendit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqitet në gjykatë dhe marrjen e lejes së shoferit”, njoftojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale.

Lajme Vendi