Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi vlerëson se për momentin, Kosova përdoret nga Serbia vetëm për fushatë elektorale të Aleksandar Vuciqit dhe asgjë më shumë.
Madje sipas kreut të PDSH-së, Serbia tashmë i ka larë duart nga Kosova.
Ai ka thënë se Serbia më shumë vepron në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje.
“Unë mendoj dhe nuk dua ta kem gabim se Serbia ka larë duart prej Kosovës, kjo është vetëm një performancë e Serbisë. Kosova që duket në target dhe Serbia e di më së miri se me gjithçka e ka humbur Kosovën. Ajo momentalisht më shumë vepron në Maqedoni dhe në Bosnje se sa në Kosovë. E mban Kosovën vetëm për sisteme elektorale të Vuçiqit”, ka thënë Thaçi.