RMV: “Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit/Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!

RMV: “Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit/Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev mëngjesin e sotëm ka uruar pjesëtarët e njësiti anti-terror “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit të këtij njësiti. Bojmacaliev thotë se ky njësit në mënyrë të pandërprerë garanton siguri dhe rend në vendin tonë.

“Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese për përmirësimin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë aspektet teknike, materiale, profesionale dhe organizative, në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së.”

Ndryshe, në këtë njësit të policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë shqiptar!

Lajme Vendi