Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka zbuluar një pjesë të platformës së tij politike si kandidat për president. Osmani thotë se do të inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar i cili do të përbëhet nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së.
“Do jetë pjesë e platformës sime si president, që të kemi “vetting” për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Çka nënkupton kjo? Bord ndërkombëtar që do të certifikojë në dy drejtime bartësit e funksioneve publike; një- në siguri, a kanë lidhje me interesin rus dhe dy- me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe, do të kërkojmë që në atë bord të jetë NATO, për shkak çështjes së sigurisë, BE dhe SHBA. Ky bord të japë certifikimin e çdo bartësi të funksionit, duke filluar nga une vet”, deklaroi mes tjerash Osmani.