Lëvizja Besa tallet me falimentimin e kompanisë së Lazim Destanit

Lëvizja Besa tallet me falimentimin e kompanisë së Lazim Destanit

Lajmi për falimentimin e kompanisë E-GO të familjes Destani, ka dëshpëruar shumë njerëz që planifikonin të punonin në këtë fabrikë gjigande të parashihej se do të hapej në Tetovë.

Madje, për këtë investim, u parapa ndihmë milionëshe edhe nga Qeveria. Por falimentimi i kompanisë në Gjermani, bëri që të zhbëhet kjo ëndërr e shumë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe janë të papunë.

Çuditërisht ky lajm e ka gëzuar Lëvizjen Besa të Bilall Ksamit, të cilët sot para zonës ekonomike, ku parashihej të ndërtohet fabrika, dolën të tallen me dështimin e Familjes Destani. Ata morën disa makina të vogla dhe pozuan para Zonës Ekonomike të Tetovës, ndërsa fajësuan edhe politikanët shqiptarë të cilët i dolën në ndihmë investimit të madh të familjes Desatani.

Kompania Next.e.Go para disa muajsh vendosi që të vijë në Maqedoni të Veriut, ku edhe u hodhën themelet e objektit, ku pritej të ndërtoheshin veturat elektrike, të dedikuara për tregun evropian dhe vendor.

 

Lajme Vendi