Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se disa kompani vetë kanë vendosur që të mos i ndryshojnë çmimet e ushqimeve deri më 15 maj.
“Reagimet e para të kompanive të ushqimeve javën e kaluar ishin pozitive dhe thanë se për shkak se duan të jenë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë do t’i mbajnë të ngrira çmimet e ushqimeve deri më 15 maj”, tha Bytyqi.