Sot, më 14 mars, në fshatin Sellcë të Tetovës ka filluar manifestimi i përvitshëm “Pranvera e Dinjtetit”.
Kjo ditë përkon me fillimin e luftës së UÇK-së në vitin 2001.
Në manifestim po marrin pjesë shumë figura politike dhe ushtarake, siç janë: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryeministri Talat Xhaferi, Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ish-ushtarë dhe komandantë të luftë, si dhe shumë qytetarë.