Ushtarët e FSK-së gjithmonë të gatshëm për ndërhyrje – njihuni me togun e ujërave

Ushtarët e FSK-së gjithmonë të gatshëm për ndërhyrje – njihuni me togun e ujërave

Pjesëtarët e Njësitit të Kërkim Shpëtimit të Togut të Ujërave janë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë. Ushtarët e FSK-së përgatiten dhe trajnohen vazhdimisht që të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Zhytësit e FSK-së me pajisjet e tyre profesionale ofrojnë ndihmë në të gjitha vendet ujore.

Në kazermën “Adem Jashari” në Pomozotin, ata nisin ditën në orët e hershme të mëngjesit, ku edhe kryejnë inspektimin.

Pas inspektimit, anëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit vazhdojnë me ligjëratat dhe trajnimet e specializuara.

Ligjëratat që ata ndjekin përfshijnë tematika të ndryshme, duke u nisur nga siguria në ujë, teknikat e zhytjes, kuptimin e kushteve të ndryshme të ujit, dhe strategjitë për të ndërhyrë në raste emergjente.

https://www.facebook.com/watch/?v=928590159000898

Lajme Vendi