Drejtori Gjenerali i Fondit të Sigurimeve Shëndetsore Asaf Abduramani, ka njoftuar për Avansimin e teknologjisë në Spitalin e Tetovës.
Me mjete të siguruara dhe miratuara nga Fondi Shëndetësor, Spitali i Tetovës është pajisur me “Video Nazofaringo Laringoskop Fleksibil Diagnostifikues”, që do të mundësojë diagnostifikimin më të shpejtë të pacientëve me sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Falënderojmë Dr. Ilir Demirin, ish-drejtor i Spitalit të Tetovës dhe ministër aktual i shëndetësisë, bashkë me Drejtorin organizativ të Spitalit të Tetovës, Blerim Osmanin dhe Drejtorin e Spitalit, Shpresim Feratin, që u angazhuan për të siguruar që mjetet do arrijnë në vendin e duhur, ka deklaruar Abduramani.