CIVIL alarmon: Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, regjistrohen mbi 3000 raste

CIVIL alarmon: Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, regjistrohen mbi 3000 raste

Organizata joqeveritare CIVIL e cila merret me monitorimin e proceseve zgjedhore ka regjistruar me shumë se 3000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe mbi 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media.

Mesazhet në komunikimin publik tregon se në vend ka dy grupime politike me qëndrime diametralisht të kundërta.

Kreu i organizatës, Xhabir Deralla tha se në rrjetet sociale, kryesisht Facebook dhe X (ish Twitter) janë regjistruar numra treshifrorë të komenteve në postime të ndryshme, në të cilat janë fjalime të qarta, gjuhë e urrejtjes, thirrje për dhunë dhe kërcënime për vrasje dhe linçim.

Sipas monitorimit të Civil në një pjesë të mediave janë regjistruar transmetime pa kriter të disa prej postimeve në rrjetet sociale që përmbajnë dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje, gjë që i jep besueshmëri kësaj mënyre të komunikimit publik dhe miraton një mënyrë të tillë shprehjeje.
CIVIL u bën thirrje partive politike për një debat konstruktiv dhe të ndalojnë nxitjen dhe shpërndarjen e dezinformatave.

“Në komunikimin publik, orientimi pro-evropian nuk sulmohet drejtpërdrejt, por mesazhet që përcillen publik tregojnë se në vend janë dy grupe politike me qëndrime të ashpra. Një pjesë e subjekteve politike, edhe pse jo gjithmonë drejtohen drejtpërdrejt kundër integrimeve euroatlantike të vendit, orientimin e tyre të qartë antiperëndimor e manifestojnë përmes narrativave të vazhdueshme diskreditues dhe revizionizmit të vendimeve dhe proceseve me rëndësi strategjike që mbështesin orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL. /Alsat.mk

Lajme Vendi