Vetëm në muajin shkurt, u raportuan katër raste të konfirmuara me HIV dhe një me SIDA. Të prekurit janë të gjinisë mashkullore dhe i përkasin moshës nga 20 – 39 vjeç.
“Një person ka humbur jetën nga SIDA, i raportuar si i sëmurë në vitin 2018, i grupmoshës 35 – 39 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara, deri më 29 shkurt, numri i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2024, është 645, prej të cilëve – 127 persona kanë vdekur, ndërsa 518 jetojnë me HIV/AIDS”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndetësi Publike.