Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi ka reaguar pas kritikave të opozitës (VLEN) ndaj zyrtarizimit të koalicionit mes LP-së dhe BDI-së, përcjell TV21. Rexhepi thotë se opozita tash e ka kuptuar që pikërisht ai ka qenë personi që, sipas tij, ka bërë opozitën në Lëvizjen Besa dhe në Alternativë.
“Me themelimin e FRONTIT EUROPIAN doli në shesh një e vërtet e heshtur, e mbuluar dhe e mohuar gjatë kohë deri sot. Faleminderit VLEN që e kuptuat dhe më në fund po e dëshmoni që OPOZITARIZMIN te Besa dhe Alternativa e paska bërë dhe udhëhequr Zejdi. Nuk thonë kotë që “më mirë vonë se kurrë”.E tash a po e kuptoni ARSYEN që ju, jo vetëm që S’VLENI, por që ju nuk keni më kapacitet as ti afroheni e lere më ti fitoni zgjedhjet që po vijojnë??? GAME OVER…”, shkruan Skender Rexhepi-Zejd.