Shoqëria jonë duhet të jetë më e përgatitur për këtë që ndodhë në shumë vende të botës, importi i fuqisë punëtore nga shtete të huaja, posaçërisht ato të Lindje, Afrikës, Indisë e të tjera vende. Edhe pse vendet perëndimore preferojnë më shumë fuqi punëtore të huaj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Gjermania e cila ka tërhequr një numër të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria. Rreth 1000 kuzhinierë, kamarierë dhe punonjës të tjerë turistikë nga Nepali, Filipinet, India dhe vende të tjera të largëta do të vijnë në Strugë dhe Ohër për të mbushur mungesën e stafit të punonjësve turistik këtë verë.
Në bregun e Liqenit të Ohrit, pothuajse të gjitha objektet hotelierike dhe restorantet janë në kërkim të punëtorëve.
Mungesa e punëtorëve në vend filloi disa vite më parë, kur punonjësit lokal filluan të largohen drejt vendeve të Evropës, kryesisht Kroaci dhe Greqi, për paga më të larta.
“Kemi marrëveshje me punonjës turistikë të cilët duhet të vijnë të punojnë nga disa vende pak më të largëta, priten nga Filipinet, punonjës nga Nepali, India dhe vende të ngjajshme. Në këto vende, rroga është shumë e ulët, ndërsa ka fuqi të madhe punëtore, kështu që një pjesë e fuqisë punëtore, shkojnë për të punuar në vendet ku ka nevojë dhe hapësirë për punë”, thotë kryetari i HOTAM, Kërste Bllazheski.
Nga shoqata e hotelierëve thonë se do të jetë pak sfiduese sezonin e parë për shkak se ka barriera në gjuhë dhe kulturë, megjithatë, duke qenë se mungesa e punëtorëve lokalë çdo vit e më shumë thellohet, planifikohet që punonjësit turistikë që do të vijnë nga vendet e tjera të qëndrojnë më gjatë, me ç’rast do të mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit.
“Pak është problem barriera e gjuhës, por kushdo që do të mësojë diçka, për dy apo tre vite do të fillojë ta mësojë gjuhën, ndërsa një pjesë tjetër e fuqisë punëtore nuk do të kenë shumë kontakt me turistët, kështu që ata mund ta mbulojnë mungesën pa problem. Jemi të vetëdijshëm që mund të jetë problem, se edhe ne kur shkojmë në vende të tjera kërkojmë punë, nuk e dimë gjuhën por e mësojmë, kështu që njëjtë do të ndodhë edhe me këta punonjës që do të vijnë këtu”, shprehet Kërste Bllazheski.
Punëtorët të cilët vijnë nga këto vende do të paguhen sipas standartit dhe rrogave në vendin tonë.