Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe Kurto Dudush, kryetar i Shuto Orizares kanë shtrënguar duart dhe kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në zgjedhjet e majit.
Ashtu edhe siç njoftoi ekskluzivisht TV21 paraprakisht, dhe që u zyrtarizua tashmë, Unioni i Romëve, parti të cilës i takon Dudushi, bëhet pjesë e Frontit Europian.
Këtij Fronti tashmë i është bashkuar Lëvizja Populli, ndërkaq marrëveshje pritet të nënshkruhet edhe nesër mes BDI-së dhe PDE-së dhe PDSh-së.