Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të qëndrojë për vizitë në komunën e Tearcës.
Siç kanë bëtë të ditur nga press shërbimi qeveritar, është paraparë që Xhaferi të vizitojë komunën e Tearcës, shkollën fillore komunale “Asdreni” në fshatin Gllogjë ku do të bëjë mbikëqyrje në këtë fshat dhe do të japë deklaratë për mediat.