Menduh Thaçi dhe Arjanit Hoxha i bashkëngjiten Frontit Europian të Ahmetit dhe Zejdit

Menduh Thaçi dhe Arjanit Hoxha i bashkëngjiten Frontit Europian të Ahmetit dhe Zejdit

Në Tetovë edhe zyrtarisht PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe PDE-ja e Arjanit Hoxhës edhe zyrtarisht i janë bashkëngjitur “Frontit Europian”, pjesë e të cilit tashmë është BDI-ja e Ali Ahmetit dhe LP-ja e Skender Rexhepit-Zejd.

-Bashkërendimi jonë në kuadër të një fronti sot, në vitin 2024 është i barasvlershëm me rëndësinë historike që ka lidhja e Lezhës, ku heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu bashkoi të gjitha fiset shqiptare në një trung të vetëm, edhe pse deri në ato momente, jo rrallë herë, kacafytjet dhe sulmet mes tyre kanë qenë të mëdha, këtë e tha mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me BDI-në, PDSH-në dhe LP-në, përcjell TV21. Hoxha tha se ata janë bashkuar pasi kanë një qëllim madhor duke tejkaluar interesant e ngushta.

“Ne mund të kemi dallime në qasjen e problematikave politke dhe në formën dhe trajtimin e tyre por gjithçka është irrelevante kur janë në pyetje çështja shqiptare, shqiptarët dhe ardhmëria. Për dallim, nga të tjerët që presin që lëmoshën e pushtetit ta fitojnë përmes Mickoskit apo të tjerët, ne kemi të qartë që faktori politik shqiptar pushtetin e merr nga shqiptarët dhe se adresa jonë është Tirana dhe Prishtina dhe jo selia e VMRO-së”, tha Hoxha.

Lajme Vendi