Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me BDI-në, LP-në dhe PDE-në, tha se pa deputetët e këtij fronti, Frontit Europian, nuk do të formohen institucionet e shtetit.
“Le që më tani jemi të strukturuar mirë politikisht, po jemi edhe të strukturuar pa diskutim mirë edhe institucionalisht, dhe unë i uroj Talatit që të jetë kryeministër më pak edhe 2 vjet, mbani mend. Nuk do të arrihet që të ngrihen institucionet e shtetit pa Frontin Europian, pa deputetët e këtij Fronti”, tha Thaçi.