Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, tha se interesat kombëtare shqiptare kanë siguruar një bazament të fortë i cili do u bëjë ballë të gjitha sfidave dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë përball askujtë.
Postimi i plotë i Faton Ahmeti:
”Pas Lëvizjes Populli, edhe Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike Evropiane po i bashkëngjiten Frontit Europian dhe idesë së liderit, z.Ali Ahmeti.
Fronti Europian do të bëhet edhe më i madh, edhe më i fuqishëm edhe më i gjerë.
Me këtë bashkim, interesat kombëtare shqiptare kanë siguruar një bazament të fortë i cili do u bëjë ballë të gjitha sfidave dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë përball askujtë.
Fitoret po vijnë, 24 prilli dhe 8 maji janë afër, shumë më afër se që ju mendoni!