Të dielën në ora 15:45, zyrtarët policorë nga Njësia Policore-Kamjan, kanë arrestuar personin E.Z.(74) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga nusja e djalit të tij 36 vjeçare se e ka sulmuar fizikisht.
Personi është ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.