10 “Këshillat” më të mira që njerëzit morën nga psikoterapia këtë vit

10 “Këshillat” më të mira që njerëzit morën nga psikoterapia këtë vit

Duke parë se sa është e rëndësishme qe edhe ju t’i dini këto, ja ku i keni falas, këto “këshilla” dhe disa dromca të ndjesisë se si është të jesh në një seancë psikologjike!

Nga Brikena Krasniqi-Hoti

1.Ti je dëshmitar i vetes tënde. Ti mund ta percaktosh se sa e rëndë ka qenë për ty përjetimi apo ngjarja. Mos lejo që shprehjet e tilla si “ka edhe me keq” ta zhvlerësojnë ose minimizojnë atë se si ndihesh apo atë që ke nevojë! Nuk të duhen “dëshmitarë” e as “leje” nga dikush tjetër, për ta bërë atë ndjenjë apo përjetim diçka që të lejohet të lëndohesh.

2. Zërin e kujt e dëgjon kur e gjykon veten?

Gjetja e kësaj përgjigje mund të jetë ndjenja më çliruese për ty.

3. Mendimet/ndjenjat/impulset tua nuk e përcaktojnë personalitetin tënd. Jane vlerat dhe sjellja që e bëjnë këtë!

4.Mos reago kur je i përfshirë nga ndjenjat. Ulu bashkë me ndjenjat derisa të kuptosh se çfarë ndjen dhe se çfare “mesazhe” ato po të japin!

5. Mos u përpiq të kuptosh pse një person “negativ” ose “toksik’ për ty, bën atë që bën.

Zgjidh të distancohesh nëse ke nevojë. Kështu e kursen vetën nga ankthi dhe trazirat e panevojshme.

6. Shmang thënien “duhet. Është shumë e lehtë të biesh në presionin e vetvetës. Në vend të “duhet’ ta bëjë këtë apo atë, zëvëndësoje me fjalen “kam nevojë” dhe pyet vetën për çfarë ke nevojë!

7.Ti nuk duhet të tkurresh, në mënyrë që të akomodosh të tjerët me ekzistencën tënde!

8 Ankthi nuk është intuitë. Kur ndihesh se je në ankth dhe panik, provo t’i rezistosh spekulimeve. Shiko situatën dhe pyete veten “Çfarë është me e keqja që mund të ndodhë? Sa ka gjasa që kjo gjë të ndodhë? Çfarë mund të bësh në atë drejtim?”

9. Trauma, veçanërisht patrajtuar, ndikon në sjelljen tënde dhe mekanizmat e përballimit të situatave në përditshmëri, në mënyra që nuk mund t’i identifikosh. Trauma krijon cikle të reagimeve emocionale që mund të ndikojë që ti të dëmtosh veten dhe të tjerët. Ka mënyra për të dalë nga kjo sjellje, por mund ta bësh këtë vetëm kur të jesh gati për ta trajtuar atë. Dhe këtë mund ta arrish përmes psikoterapisë.

10. Mos lejo që pritshmëritë e njerëzve të përcaktojnë se sa nga vetja duhet të dhurosh për të tjerët, është e nevojshme që ti të vendosësh këta kufij për veten tënde.

/ Autorja është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Opinione