Kumanovë: Digjet makina e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Mirsad Surojit!

Kumanovë: Digjet makina e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Mirsad Surojit!

Mbrëmjen e djeshme në Kumanovë është djegur makina e Mirsad Surojit, anëtarit të Këshillit Gjyqësor. Nga MPB thonë se nuk ka të lënduar.

“Më datë 04.04.2024, në ora 23:40 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën “Dragojlo Dindiq” në Kumanovë, është djegur makina “Audi” me targa të Kumanovës, në pronësi të M.S.(42) nga Kumanova. Ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Kumanovë e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka të lënduar. Kontrolli është kryer edhe nga ekipi i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB për TV21.

U përpoqëm të marrim koment nga Suroji për këtë ngjarje, por i njëjti nuk pranoi të prononcohet.

Lajme Vendi