BDI: Mickoski RMV e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij

BDI: Mickoski RMV e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij

Nga BDI i janë përgjigjur kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke thënë se Fronti Europian i bën me dije se Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët dhe i të gjithëve. VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar dhe nuk dëshiron të ndryshojë, përkundrazi, po i thellon ndasitë etnike, thonë nga BDI.

“Duke aluduar në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Mickoski akuzon se  “lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka shtetin në pjatë dhe se 100 veta nga BDI vendosin për 2 milionë njerëz”. Me këto akuza, Mickoski tregon se Maqedoninë e Veriut e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij”, thuhet në reagimin e BDI-së.

 

Lajme Vendi