Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit. Më 9 prill të vitit 1983 u lëshua për herë të parë linja transballkanike Vjenë – Selanik.
Në aktivitetin i cili do të mbahet sot në sallën e kinemasë tek stacioni kryesor i udhëtarëve në Shkup, siç është paralajmëruar do të ketë fjalim drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura Zoran Trifunovski, ndërsa do të prezantohet edhe vizioni për të ardhmen e infrastrukturës hekurudhore në vend.