Tetovë: Policia gjeti 5 gëzhoja plumbash, kontrollon automjetet

Tetovë: Policia gjeti 5 gëzhoja plumbash, kontrollon automjetet

Policia tashmë ka bllokuar bulevardin “Ilinden” në Tetovë, ku ndodhi atentati gjatë mbrëmjes së sotme, transmeton TV21.

Kontrollohen automjete, sigurohen dëshmi të cilat do të shfrytëzohen për dokumentimin e krimit.

Deri më tani kanë gjetur edhe pesë gëzhoja plumbash.

Informacionet e para flasin se nuk ka të plagosur dhe viktima, ndërkaq rasti thuhet se ndërlidhet me vrasjen që ndodhi muaj më parë para Spitalit të Tetovës.

Lajme Vendi