Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e Gazës se veriu i Rripit është “një zonë e rrezikshme luftimi” përmes mediave sociale dhe fletëpalosjeve të hedhura në ajër.
Zëdhënësi i ushtrisë postoi një mesazh në X duke i udhëzuar banorët e Gazës “të qëndrojnë në zonat humanitare dhe strehimoret në pjesën jugore të Rripit dhe të shmangin përpjekjet për t’u kthyer në veri të Rripit” për të “ruajtur sigurinë e tyre”.
Paralajmërimi vjen pasi mijëra palestinezë, duke përfshirë burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, u u sulmuan të dielën kur ata u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazën veriore.
Videot filluan të qarkullojnë në internet të dielën në mëngjes duke treguar njerëz që po shkonin drejt veriut për herë të parë në një numër kaq të madh. Një vajzë e re u qëllua në kokë nga ushtarët izraelitë. Nëna e saj dhe vajza kishin tentuar të kalonin në veri së bashku me babain, por ushtarët e kthyen atë të fundit, duke e lënë gruan dhe katër fëmijët e saj të përballonin udhëtimin vetëm. Gruaja tha për CNN se vajza e saj është ende në kujdes intensiv.
Videoja e publikuar në mediat sociale tregoi një burrë që mbante Sally Abu Laila, 5 vjeç në krahë, e cila kishte gjakderdhje në kokë. Njerëzit u grumbulluan rreth saj në panik duke u përpjekur t’i mbulonin plagën e marrë.