Angellov: Për shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopterë

Angellov: Për shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopterë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov nga fshati Sellcë i Tetovës njofton se dy helikopterë policorë kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në Malin Sharr.

Sipas Angellovit, avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk mund të shfrytëzohen për shkak të problemit me pilotët.

“Zjarri i nisur katër ditë më parë në Malin Sharr në atarin e fshatit Sellcë është ende aktiv me përmasa të mëdha. Gjatë ditës së sotme angazhuam një helikopter të dytë të policisë”, tha Angellov.

Angellov tha se zjarri është largë nga shtëpitë e fshatit.

Angellov njofton se linja e zjarrit është e gjerë, më shumë se një kilometër dhe për fat të keq nuk kemi asnjë “Er-traktor” nga DMSH-ja për shkak të problemit me pilotët.

 

Lajme Vendi