Sindikata e “Postës së Maqedonisë” shprehu shqetësimin për gjendjen në ndërmarrjen publike, pasi siç thonë ata janë në prag të mbijetesës, duke ruajtur kështu vendet e punës të mbi 2000 punëtorëve.
Ditën e djeshme punonjësit janë paguar, por kanë frikë nga pagesat e radhës.
Sindikata njoftoi se do të formojë grupe pune dhe do të punësojë ekspertë që do të përgatisin sistematizimin e ri, ndërsa ndërkohë po përgatiten edhe protesta të reja.