Punonjësit e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” dolën në protestë para objektit të tyre për të shprehur revoltën pasi për 2 muaj nuk kanë marrë paga. Ivan Peshevski, kryetari i Sindikatës së Ndërtimit, Industrisë dhe Projektimit, njoftoi se në këtë ndërmarrje punonjësit janë në grevë dhe nuk do i kryejnë detyrat e tyre të punës, ndërsa shtoi se ditët në vijim protestat do t’i radikalizojnë edhe para Qeverisë.
“Muaji i dytë që nuk ka rroga, nuk janë problem vetëm pagat por edhe dotacionet për terren që nuk janë paguar, njerëzit detyrohen të shkojnë në punë, në të njëjtën kohë në ndërmarrje kemi edhe grevë, nuk i kryejnë detyrat sepse janë të zemëruar, edhe me menaxhmentin, edhe drejtorinë, dhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit që të gjithë ata marrin 80% rritje të rrogave. Ndërsa ata presin 2 muaj të marrin rroga, muaji i tretë po shkon, dhe me pagesën e njërit muaj që sot e kanë marrë, përsëri nuk do të ketë sigurim shëndetësor”, tha Ivan Peshevski, kryetar i SNIP.