Fotografi i Reuters Mohamed Salem nga Palestina është shpallur fituesi i çmimit botëror 2024 për fotografinë gazetareske.
Fotografia e zgjedhur tregon Inas Abu Maamar (36) duke mbajtur trupin e kushëririt të saj Sali (5), i cili u vra, së bashku me nënën dhe motrën, kur një raketë izraelite goditi shtëpinë e tyre në Khan Younis, Gaza.
Sipas jurisë, kjo foto shkakton një reflektim emocional tek të gjithë ata që e shohin.
“E fotografuar me kujdes, ofron një pasqyrë metaforike dhe pa fjalë tregon për një humbje të paimagjinueshme” – thuhet në vlerësimin e jurisë.