Dimitrievski: Osmanin më shumë e ndjej si ministër të Jashtëm të Kosovës sesa të Maqedonisë

Dimitrievski: Osmanin më shumë e ndjej si ministër të Jashtëm të Kosovës sesa të Maqedonisë

Kryetari i partisë “Znam” dhe kandidati për president, Maksim Dimitrievski ka deklaruar se ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nuk e ndjen si ministër të vendit por si të Kosovës.

“Do të formoj ekip serioz në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, natyrisht edhe me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme që besoj se do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë, dhe jo si në këtë rast z. Osmani, të cilin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë. Dhe nga këtu do të veprojmë dhe do të realizojmë gjithçka që jepet si ide”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski.

Lajme Vendi