Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga OBRM-PDUKM, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.
Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.474 vendvotime përkatësisht 99,03 për qind të vendvotimeve ka fituar 362.682 vota – 40,08 përqind, përderisa Pendarovski 180.306 vota përkatësisht 19,93 për qind.
Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26), Biljana Vankovska me 41.172 (4,55) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 8.103 vota (0.90).