Osmani: Skandaloze deklarata e Siljanovskës! Kjo flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së, që barazinë e sheh si humbje të monopolit

Osmani: Skandaloze deklarata e Siljanovskës! Kjo flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së, që barazinë e sheh si humbje të monopolit

Skandaloze, e quajti Bujar Osmani deklaratën që së fundmi e dha Gordana Siljanovska Davkova në Kumanovë, e cila tha se  “disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë”, duke përmendur vitin 2001. Osmani tha se kjo flet për mentalitetin e VMRO-DPMNE-së.

“Është deklaratë skandaloze, e cila veçanërisht në këtë ditë të 2 majit ka prekur rëndë dinjitetin e çdo shqiptari, por jo vetëm shqiptarët, edhe komunitetet e tjera që kanë përfituar nga ajo kryengritje, nga Marrëveshja e Ohrit, më tepër flet për mentalitetin hakmarrës, për shkak se për fat të keq, narativin që e ofron VMRO-DPMNE, barazinë e sheh si humbje të monopolit dhe humbje të dominimit dhe si kërcënim për interesin maqedonas, që është në kundërshtim me interesin bazik maqedonas”, pohoi Osmani.

Lajme Vendi