6 maji po afrohet, ende nuk dihet se kush do të mbajë tubim në sheshin “Iliria” në Tetovë. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se lejen për tubim e jep komuna, e jo Sektori për Punë të Brendshme. Kasami thotë se opozita VLEN ka bërë kërkesë më herët se Fronti Europian.
“Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi ne shtet policor. Ne vlerësojmë dhe kërkojmë nga Artan Grubi që përfundimisht të tërhiqet, mos të provokojë qytetarët, mos të provokojë tetovarët, sepse përgjigjen do ta marrë më 8 maj”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv