Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se si parti kanë ambicie për të arritur 61 deputetë në zgjedhjet e 8 majit. Mickoski thotë se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me opozitën shqiptare përveç telefonatës që i ka uruar Arben Taravarit rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
“Përveç adresimeve dhe mesazheve publike, tjetër tip të komunikimit nuk kemi pasur me askënd. Unë e informova publikun për atë që kisha ta informojë. Kjo është biseda ime telefonike me z.Arben Taravarin, të cilin e urova për rezultatin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8 maji, deri sa nuk shihen rezultatet dhe numrat”, tha Mickoski./tv21.tv