Izet Mexhiti nga VLEN tha se rreth 10.000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.
“Kanë lënë punët e tyre, familjet e tyre, janë afër 10.000 të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare, pra po fryn era e ndryshimit”, tha mes të tjerash Mexhiti.
I pyetur se kë do ta mbështesë opozita shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Mexhiti tha se qytetarët nuk duhet të bojkotojnë, por të votojnë për atë kandidat për të cilin mendojnë se është mi i miri.
“Edhe për kandidat për president, nuk prejudikojmë, dmth nuk është mirë të bojkotohet, por le ta votojnë kandidatin që mendon secili votues që është më i miri”, theksoi Mexhiti.
Ndryshe, të mërkurën përveç zgjedhjeve parlamentare, mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.Tv21