VMRO DPMNE ka rënë për një deputet, nga 59 në 58. ZNAM e Maksim Dimitrievskit është barazuar me mandate me Levicën e Apasievit dhe dy partitë kanë nga 6 deputetë, deri sa mbrëmë Levica kishte një deputet më tepër. LSDM ka rënë sërish në 18 mandate.
Kanë mbtur pa u numëruar edhe 14 kuti dhe duke pasur parasysh se disa mandate janë në pikëpyetje për 100 e më pak vota, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë ndryshim. Tek partitë shqiptare raporti mbetet i njëjtë. Rezultatet e fundit nga KSHZ: https://rezultati.sec.mk/mk/parl/r