Afatet për ankesa për Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) përfundojnë sonte në orën 19, përkatësisht 23:30. KSHZ dje i publikoi rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara dhe sonte deri në orën 19 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet nga Zgjedhjet presidenciale, pas çka, sipas paralajmërimeve, spikeri, Jovan Mittreski do ta caktojë për të dielën në mesditë mbledhjen e Kuvendit për inaugurimin e presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas rregullativave zgjedhore nga 100 për qind të votave të numëruara, që i publikoi mbrëmë KSHZ, Siljanovska Davkova ka fituar 561.001 vota, ndërsa kundërkandidati i saj dhe president aktual, Stevo Pendarovski 251.881 vota. Koalicioni Maqedonia jote VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate deputetësh – 58, pas pka pasojnë Koalicioni Fronti evropian me 19 mandate, Koalicioni për të ardhme evropiane i LSDM-së – 18, Koalicioni VLEN – 13, E Majta – 6 dhe Lëvizja ZNAM gjithashtu 6.