Pasi u tërhoqën disa anëtarë dhe funksioarë partiakë në LSDM, mbrëmë vonë dorëheqje ka dhënë edhe nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
Dorëheqja e saj vjen pas dorëheqjeve të Fatmir Bytiqit, Pero Kostadinovit dhe Jovanka Trençevskës nga kreu i Forumit të Grave në LSDM.
“Qytetarë të nderuar, të nderuar socialdemokratë të mi. Rezultatet zgjedhore nuk sjellin në pikëpyetje sinqeritetin tonë si politikanë dhe sinqeritetin e fjalëve tona se e kemi kuptuar porosinë tuaj. Falemnderit për besimin e dhënë që të jem nënkryetare e LSDM-së”, ka shkruar mes tjerash Llukarevska në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e saj./Zhurnal