Davkova: Rusia u përpoq të marrë territor me dhunë
“Përpjekja e Rusisë që të marrë territor me dhunë është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Konferencës e Paqes që mbahet në Zvicër. Në fjalimin e saj, theksoi se ashpër e dënon luftën agresive të Rusisë. Presidentja thirri që të respektohet e drejta ndërkombëtare.
“Të gjithë duhet të ndihmojmë që të gjendet një zgjidhje Solomoni. Kjo do të thotë zgjidhje e drejtë për Ukrainën, zgjidhje që do të garantojë paqe të përhershme”, tha Gordana Siljanovska, presidente.
Së fundmi në Shkup, Siljanovska-Davkova e pyetur nëse Maqedonia do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe nëse mund të priten vendime të reja për dërgimin e ndihmës ushtarake, tha se do të presë së pari të zgjidhen ministri i mbrojtjes dhe ai i punëve të jashtme.
Përndryshe, Konferencën e Paqes për Ukrainën presidentja e shfrytëzoi për t’u takuar me disa zyrtarë botërorë, me nënpresidenten e SHBA-ve, Kamala Haris, kancelarin gjerman Olaf Sholc, presidentin e Francës Emanuel Makron. Ajo në konferencën foli para tabelës me emrin Maqedonia e Veriut por nuk zbuloi nëse emri kushtetues ishte temë e takimit me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis.
“Mora pjesë në debat me z. Micotakis dhe zhvilluam një takim të shkurtër ku ia uruam fitoren njëri-tjetrit”, shtoi Siljanovska.
Siljanovska dje u takua edhe me presidentin e Polonisë, Andzhej Duda. Siç kumtuan nga kabineti i saj, presidentja shprehu mirënjohje për përkrahjen e Polonisë për procesin eurointegrues të shtetit tonë duke thënë se perspektiva europiane e vendeve kandidate nuk duhet të pengohet me veto për, siç tha, çështje iracionale dypalëshe.
Lajme Më të fundit Vendi