Kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së se do të mendojë nëse do të merr pjesë ne qeverinë teknike, thotë se kjo është detyrim ligjor.
Ai deklaroi se partia e tij do të diskutojë për kryetar të ri të Kuvendit në seancën e Bordit Ekzekutiv, duke qenë se kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik.
Ai njoftoi se LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj për president në zgjedhje dhe ai do të jetë nga radhët e tyre.
Për Kovaçevskin, kandidati do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pas votimit në prill dhe maj.
“Kështu është e theksuar në Ligjin për qeveri, në ligjin për përzgjedhje dhe mendoj se të gjitha partitë politike duhet ra respektojnë obligimin e tyre, sic është obligim i imi në 100 ditë para zgjedhjeve të jap dorëheqje, që do ta bëj. Po ashtu është obligim i të gjithë partive politike të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në të kundërtën, pa kurrfarë nevoje i vihet një njollë procesit zgjedhor”, tha Kovaçevski.