Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se çështja e Qeverisë teknike është e rregulluar me ligj dhe se tanimë veç dihen ministritë të cilat do t’i takojnë partisë më të madhe opozitare’ Ai përkujtoi se bëhet fjalë për ministrinë për Punë të Brendshme dhe atë për Punë dhe Politikë Sociale, për të cilat pret që VMRO-DPMNE-ja të propozoj kandidatë.

“Qeveria teknike është definuar me ligj dhe dihet saktë se kush i propozon kandidatët ministra dhe cila parti do të propozoj ministrat. VMRO-DPMNE duhet të propozoj Ministër të Brendshëm dhe për Punë dhe Politikë Sociale. Si dhe zëvendësministrat…këto janë punë të definuara me ligj. Propozimi i ministrave është obligim ligjor, njësoj siç është edhe dorëheqja ime 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, sepse kjo është e rregulluar me Ligjin për zgjedhje dhe Ligjin e Qeverisë. RMV me 24 prill dhe 9 maj të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Është e rregulluar në bazë të ligjit se cilat pozicione do të ndërrohen në qeveri, nuk mund të bëhen improvizime kur bëhet fjalë për dispozita ligjore. Bëhet fjalë për qeveri e cila teknikisht duhet t’i organizoj zgjedhjet”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

 

 

Lajme Vendi