Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,79% në raport me vendimin e datës 4.12.2023.
Nga data 12.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,572 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,514 den/kg dhe do të jetë 40,572 den/kg.