Sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook” ka njoftuar se ështe zgjedhur kryesia e këshillit vendor të forumit rinor dega ”Reçicë e Madhe”.
Ahmeti ka shtuar se të rinjtë ambiciozë, me potencial dhe dëshirë për të qenë pjesë proceseve më të rëndësishme të shtetit tonë, kanë shprehur gatishmëri për të qenë së bashku me familjen më të madhe politike në vend, me BDI-në.
”Në një atmosferë të mrekullueshme dhe demokratike sonte u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Këshillit Vendor “Reçica e Madhe”, të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me shumicë votash, kuvendi zgjodhi për Kryetar të Forumit Rinor për Reçicën e Madhe, Zidan Veliu, i cili u zotua se bashkërisht me kryesinë e këshillit do të jenë të përkushtuar në udhëheqjen dhe organizimin e të rinjve.
Të rinjtë ambicioze, me potencial dhe dëshirë për të qenë pjesë proceseve më të rëndësishme të shtetit tonë, kanë shprehur gatishmëri për të qenë së bashku me familjen më të madhe politike në vend, me BDI-në”, ka shkruar Faton Ahmeti sekretar gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim.